Ronela Hajati vjen me poza provokuese e veshur në të kuqe

Mediale Vip

Ronela Hajati vjen me poza provokuese e veshur në të kuqe

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:51
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka vazhduar aktivitetet pas pjesëmarrjes në Eurovision.

Artistja tashmë ka nisur punën për projekte muzikore, ndërsa nuk ka lënë anash as postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Ronela ka ndarë me fansat e saj të shumtë në Instagram një imazh ku dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.

E veshur në një trupore të kuqe me prerje të tejdukshme tek pjesa e gjoksit dhe njërës këmbë, këngëtarja e hitit “Leje” pozoi nga shtrati, teksa flokët e gjata dhe të valëzuara i la të lira mbi supe.

“Mirëmëngjesi zemër”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e imazhit që u pasua me komente të shumta nga ana e ndjekësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat