Çifti i njohur i aktorëve, në pritje të fëmijës së parë. Zbulohet gjinia

Mediale Vip

Çifti i njohur i aktorëve, në pritje të fëmijës së parë. Zbulohet gjinia

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:00
Gupse Ozay and Baris Arduç

Lajme të mira vijnë nga çifti i aktorëve të njohur, Gupse Ozay and Baris Arduç (Kuzgun), të cilët lidhën kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dy vjet më parë. Mësohet se Gupse Ozay, e cila nuk është parë në rrjet për një kohë të gjatë, është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Çifti ka preferuarta jetojë dashurinë jashtë vëmendjes së mediave, u martuan në vitin 2020 në Çesme.

Në një deklaratë të fundit për mediat, Ozay tha: "Do të bëhem nënë për 3 muaj."

Nga ana tjetër, mediat në Turqi shkruajnë se çifti i njohur është në pritje të një vajze.

Baris Arduç është i njohur për rolet e tij në serialet “Kuzgun” dhe “Dashuri me qira”. Pak pas martesës, Baris tha se për të asgjë nuk kishte ndryshuar: “Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën tonë pas martesës. Ne kemi shtatë vjet bashkë, martesa është bërë një gjë simbolike për ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat