Lajme të mira vijnë nga çifti i aktorëve të njohur, Gupse Ozay and Baris Arduç (Kuzgun), të cilët lidhën kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dy vjet më parë. Mësohet se Gupse Ozay, e cila nuk është parë në rrjet për një kohë të gjatë, është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Çifti ka preferuarta jetojë dashurinë jashtë vëmendjes së mediave, u martuan në vitin 2020 në Çesme.
Në një deklaratë të fundit për mediat, Ozay tha: "Do të bëhem nënë për 3 muaj."
Nga ana tjetër, mediat në Turqi shkruajnë se çifti i njohur është në pritje të një vajze.
Baris Arduç është i njohur për rolet e tij në serialet “Kuzgun” dhe “Dashuri me qira”. Pak pas martesës, Baris tha se për të asgjë nuk kishte ndryshuar: “Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën tonë pas martesës. Ne kemi shtatë vjet bashkë, martesa është bërë një gjë simbolike për ne”.