Kevin Spacey akuzohet për sulm seksual në Britani

Mediale Vip

Kevin Spacey akuzohet për sulm seksual në Britani

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:35
Kevin Spacey

Prokurorët britanikë njoftuan sot se kanë akuzuar aktorin Kevin Spacey për katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave.

Zyra e Prokurorit tha se Spacey "gjithashtu akuzohej për nxitjen e një personi të përfshihej në aktivitet seksual depërtues pa pëlqim".

Incidentet e supozuara ndodhën në Londër midis marsit 2005 dhe gushtit 2008 dhe në Anglinë Perëndimore në prill 2013.

Shefja e Departamentit për Krime Speciale, Rosemary Einzl, deklaroi se akuzat pasuan shqyrtimin e provave të mbledhura nga Policia Metropolitane e Londrës.

Spacey (62), dy herë fitues i Oskarit, u mor në pyetje nga policia britanike në vitin 2019 për shkak të pretendimeve të disa burrave se ai i kishte sulmuar ata, raporton New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat