Gjithçka që dimë për vajzën e Amber Heard, Oonagh Paige

Mediale Vip

Gjithçka që dimë për vajzën e Amber Heard, Oonagh Paige

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:09
Amber Heard, Oonagh Paige

Në korrik 2021, Amber Heard njoftoi se ajo kishte mirëpritur në jetë vajzën Oonagh Paige – duke sqaruar se ajo është “edhe mamaja, edhe babi” për fëmijën. Oonagh lindi më 8 prill nëpërmjet një nëne surrogate pasi Heard iu tha se nuk do të mund ta sillte në jetë fëmijën e saj. Heard e quajti vajzën Paige, si nëna e saj e ndjerë, e cila u nda nga jeta në maj 2020 në moshën 63-vjeçare.

Aktorja kurrë nuk e ka bërë të ditur identitetin e babait të fëmijës apo dhuruesit të spermës.

“Jam shumë e emocionuar ta ndaj këtë lajm me ju. Katër vjet më parë vendosa se doja të kisha një fëmijë. Doja ta bëja sipas kushteve të mia. Tani e vlerësoj se sa radikale është për ne si gra të mendojmë për një nga pjesët më themelore të fatit tonë në këtë mënyrë. Shpresoj që të arrijmë në një pikë ku është normalizuar të mos duash një unazë për të pasur një fëmijë”, shkroi Heard, duke shtuar se e bija Oonagh Paige Heard është fillimi i pjesës tjetër të jetës së saj.

Heard ndan shpesh foto dhe video me vajzën në Instagramin e saj. Ajo është fotografuar duke dalë shëtitje me fëmijën në Londër, ku ato jetojnë.

Ka pasur spekulime se Elon Musk mund të ishte babai i fëmijës ose dhuruesi i spermës. Por ai nuk ka reaguar kurrë publikisht ndaj këtyre lajmeve. Heard ishte në lidhje me Musk për një vit, përpara se të ndaheshin në gusht 2017. Pas katër muajsh ndarje, dyshja vendosën t'i jepnin marrëdhënies së tyre një mundësi tjetër po atë vit. Në shkurt 2018, ata u ndanë përgjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat