Dafina Zeqiri realizon setin fotografik në motorin që i dhuroi partnerit/ Cili ishte reagimi i Dj Geek

Mediale Vip

Dafina Zeqiri realizon setin fotografik në motorin që i dhuroi partnerit/ Cili ishte reagimi i Dj Geek

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:44
Dafina Zeqiri, Dj Geek

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun tonë muzikorë.

Përpos vokalit që e dallon, Dafina ka edhe një stil të veçantë në veshje. Këngëtarja nuk heziton të guxojë me lukun e saj si në veshje edhe në flokë dhe make up. Së fundmi ajo ka realizuar një set fotografik të cilin e ka ndarë më pas me ndjekësit e saj në Instagram.

Në fotot e bërë publike Dafina mban veshur një palë pantollona dhe një bluzë të hapur përpara ngjyrë jeshile të ndezur. Ajo ka pozuar në  motorin Vespa që i dhuroi partnerit të saj disa ditë më parë.

Image

 

“Le ta shfrytëzojmë vespan e burrit tim shpejtë,”- shkruan Zeqiri krahas fotove.

Të shumtë ishin komentuesit në postin e këngëtares, duke e komplimentuar për dukjen. Nuk mungoi edhe ai i partnerit të saj i cili shkruan thjeshtë “Të Dua”.

Ju kujtojmë që disa ditë me parë Dafina vendosi ta surprizojë Genc Halmi, i njohur si Dj Geek me një dhuratë. Dj Geek, publikoi në llogarinë e tij në Instagram disa foto dhe video nga surpiza e papritur e parnteres së tij. Këngëtarja i dhuroi të dashuri të saj një motor ngjyrë të verdhë, të cilin duket se ai ka dashur ta ketë prej kohësh.

“Dhuratë ditëlindjeje para kohe nga gruaja”- shkroi ai krahas postimit, ndërsa këngëtarja zbuloi në seksionin e komenteve se në fakt ditëlindja e Dj Geek është më 10 shtator.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat