Beniada me dedikim prekës pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani

Mediale Vip

Beniada me dedikim prekës pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:59
Beniada dhe Bujar Nishani

Ditën e sotme (e shtunë) ka ndërruar jetë ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Siç raportohet, ai prej më shumë se një muaji u transferua nga spitali “Shefqet Ndroqi” në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ra në gjendje kome dhe fatkeqësisht ishte në një gjendje shëndetësore të pakthyeshme.

Reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme dhe një të tillë së fundmi e ka bërë edhe mbesa e tij, modelja e ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani.

Image
Postimi i Beniadas

Në një postim të hedhur në InstaStory, ajo ndau: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten”.

E njëjta madje etiketoi vajzën e tij, Fiona Nishanin dhe vazhdoi: “Zemra ime është me ju”.

Beniada tregoi për lidhjen me ish-presidentin në BB VIP e po ashtu edhe në disa intervista televizive.

Nishani ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat