Beniada me dedikim prekës pas vdekjes së Bujar Nishanit

Mediale Vip

Beniada me dedikim prekës pas vdekjes së Bujar Nishanit

Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:54
Beniada Nishani

Beniada Nishani, mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, ka bërë një dedikim pas vdekjes së ish-presidentit.

Ajo në Instagram ka publikuar një fotografi ku shkruan: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten.”

“Fiona Nishani, zemra ime është me ty”, përfundon postimi i saj.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur sot një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat