Capital T dhe Alban Skënderaj publikojnë duetin “Një natë”

Mediale Vip

Capital T dhe Alban Skënderaj publikojnë duetin “Një natë”

Më: 28 maj 2022 Në ora: 18:42
Capital T dhe Alban Skënderaj

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, reperi Capital T dhe këngëtari Alban Skënderaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Një natë” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Capital T dhe Albani, gjersa producent i këngës është Lorenc Aliaj.

Incizimi është kryer nga Rrzon, teksa krahas këngës, dyshja kanë sjell edhe një klip me skena mjaft verore, i cili i përshtatet tematikës që kënga trajton.

Xhirimet e klipit janë kryer në Shqipëri me regjisor Vlaon Aziri, gjersa produksioni që e ka finalizuar është CINEGR8.

Dyshja përndryshe kanë bashkëpunuar edhe më parë në një këngë të para nëntë viteve me titull “Një ëndërr”, e cila aso kohe ishte pritur jashtë mase mirë nga publiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat