Olimpia Smajlaj tregon për puthjet e sikletshme me Gent Zenelajn: Aq sa donte…

Mediale Vip

Olimpia Smajlaj tregon për puthjet e sikletshme me Gent Zenelajn: Aq sa donte…

Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:28
Olimpia Smajlaj

“Dashuri dhe Turbulenca”, filmi që vijon të shfaqet në kinematë shqiptare për të gjithë ata që e kanë humbur komedinë, ka shumë histori të bukura prapaskenash. Stjuardesa italiane, Françeska, e cila interpretohet nga Olimpia Smajlaj, sot ishte e ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të treguar më shumë për këtë projekt, i cili për të ka qenë shumë i rëndësishëm.

Olimpian, të gjithë e njihni si vokalisten e njohur të “Xing me Ermalin” dhe prej andej, e keni ndjekur edhe në mbrëmje live apo edhe në gara muzikore. Por filmi ishte një përvojë tjetër e bukur që Olimpias i ka shijuar shumë.

Në “Dashuri dhe turbulenca”, Olimpia i ka pasur turbulencat më të mëdha me Danielin (Gentian Zenelajt) gjatë skenave të puthjeve, të cilat paskan qenë pak të sikletshme në fillim.

Për sa i përket realizimit të puthjeve nuk është se ishte shumë e vështirë, mbase vetëm dubla e pare, që akoma nuk ka pasur një kontakt fizik mes teje dhe personit tjetër, që është pak e sikletshme, por pastaj që duhet të bësh shumë dubla, sepse është pjesë e procesit, nuk është më problem.

“Dhe sa dubla bëtë?” – ishte pyetja e menjëhershme e Rudinës, së cilës Olimpia iu përgjigj: “Aq sa donte Dionis Papadhimitri. Dublat janë pafund, ke planet përballë që janë të dyja, planet vetëm për mua, planet vetëm për Gentin, ke sa të duash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat