​Mbi 16 000 festa në rrugë për jubileun e platintë të Elizabeth II

Mediale Vip

​Mbi 16 000 festa në rrugë për jubileun e platintë të Elizabeth II

Më: 28 maj 2022 Në ora: 22:06
Elizabeth II

Britanikët pritet të organizojnë më shumë se 16 000 festa në rrugë gjatë fundjavës së festës së jubileut të platintë të mbretëreshës Elizabeth II, nga 2 deri më 5 qershor.

Këshillat bashkiakë në të gjithë Anglinë kanë marrë një numër të madh aplikimesh nga banorët, të etur për të festuar momentin historik 70-vjeçar të monarkes, sipas Shoqatës së Qeverisjes Lokale (LGA).

”Shumë këshilla bashkiakë kanë hequr dorë nga tarifat e administrimit për mbylljet e rrugëve”, tha LGA.

”Pas dy vitesh të vështira në kulmin e pandemisë Covid-19, shpresojmë që këtë herë njerëzit të ngrenë një dolli dhe të festojnë me të dashurit dhe fqinjët e tyre”, shtoi LGA-ja

Këshilli i qarkut Hertfordshire ka marrë një rekord prej 475 aplikimesh për festa në rrugë, ndërsa bashkia e Londrës ka miratuar mbi 100 ngjarje dhe po organizon një festë në rrugë mbi një kilometër të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat