Fejesa e Platorit “bashkon” Shkurten dhe Shyhreten

Mediale Vip

Fejesa e Platorit “bashkon” Shkurten dhe Shyhreten

Më: 28 maj 2022 Në ora: 22:51
Pamje nga festa

Në fejesën e djalit të Naimit dhe Mihrijes, Platorit sigurisht nuk mungojnë fytyrat publike.

Në mesin e këngëtarëve të ftuar janë ikonat si Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli.

Dy këngëtaret e njohura nga Mushtishti që janë cakërruar mes vete tash e një kohë i ‘bashkoi’ ky event por vetëm fizikisht.

Shyhreti e shoqëruar me bashkëshortin ka ardhur pak minuta para Shkurtes me bashkëshort. Në pritje, ato kanë qenë afër por nuk kanë shkëmbyer asnjë kontakt, siç shihet në shkrepjen tonë, Shkurta në të gjelbër e Shyhreti në të verdhë.

Prive.al raporton se janë vendosur në tavolina në dy anë të kundërta të sallës, njëra në tavolinën 9 e tjetra në tavolinën 16.

Hatërmbetjet nuk i shkriu as ky gëzim sidoqoftë urime çiftit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat