“Merr dhe ti ndonjë shoqe”/ Spartak Ngjela i bën një ftesë të hapur moderatores në emision: Pimë dhe ndonjë gotë…

Mediale Vip

“Merr dhe ti ndonjë shoqe”/ Spartak Ngjela i bën një ftesë të hapur moderatores në emision: Pimë dhe ndonjë gotë…

Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:34
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka folur si rrallë herë duke zbuluar pjesë nga rutina e tij e përditshmërisë, nga puna dhe deri tek jeta private.

Gjatë një bisede që ka zhvilluar me moderatoren e programit “Fit Station” Çenkuela Hasa, në zyrën e tij teksa ka komplimentuar disa prej gazetareve të njohura në media ai nuk ka ngurruar ti bëjë një ftesë të hapur asaj. Avokati e ftoi Çenkuelën për të konsumuar ndonjë gotë verë dhe për të shkëmbyer ndonjë bisedë së bashku, madje i sugjeroi që të merrte dhe ndonjë shoqe nëse dëshironte.

Pjesë nga intervista:

Moderatorja: Folëm për mëngjeset tuaja, punën, por si janë mbrëmjet e avokatit, cilët janë njerëzit që të shoqërojnë?

Spartak Ngjela: Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda me verë pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë verë dhe bëjmë bisedë.

Moderatorja: Biseda të çfarë natyre?

Spartak Ngjela: Biseda pas darke quhet, drejtojeni ju bisedën por mos na fusni në kozmos, flasim për kozmosin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat