Yll Limani dhe Noizy kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me titull “Alkool”

Mediale Vip

Yll Limani dhe Noizy kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me titull “Alkool”

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 18:19
Yll Limani dhe Noizy

Dy prej artistëve më të dashur në industrinë e muzikës shqiptare kanë bashkuar forcat në një projekt të ri.

I paralajmëruar ditë më parë, “Alkool” është publikuar sot nga ora 18:00 në të gjitha platformat digjitale.

Me muzikë dhe tekst nga Yll Limani, Tonic x Denk dhe Noizy dhe beat nga Bryan S, producent i këngës është Panda Music.

“Alkool” është publikuar edhe me videoklip të realizuar nga Entermedia.

Ndryshe, Yll Limani po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve të suksesshme nga vitet e fundit me koncerte të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, shtete të ndryshme evropiane e së fundmi edhe në SHBA.

“Alkool” është projekti i tij më i ri i publikuar pas suksesit të madh me këngën e kaluar “9”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat