Flet avokati i Cllevios: Ai shkoi te Noizy për t’i kërkuar falje, ata mezi kanë pritur dhe e kanë goditur

Mediale Vip

Flet avokati i Cllevios: Ai shkoi te Noizy për t’i kërkuar falje, ata mezi kanë pritur dhe e kanë goditur

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 22:18
Noizy

Ndue Pjetra, avokati i reperit Cllevio së fundmi ishte pjesë e emisionit Ditë pas dite në RTSH ku ai foli rreth arrestimit të reperit dhe problemit me Noizyn.

Avokati tregoj se Cllevio shkoi e Noizy për ti kërkuar falje në lidhje me një sharje dhe ata e kanë goditur mirëpo tani çështja me reperin është mbyllur.

“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur”, ka thënë avokati.

Ndër tjerash avokati tregoj se Cllevio është i rënduar nga keqtrajtimi në burg.

Rikujtojmë se reperi në javën e kaluar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat