“Ishte dashuri me shikim të parë”/ Një marrëdhënie si e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit

Mediale Vip

“Ishte dashuri me shikim të parë”/ Një marrëdhënie si e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 07:54
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura dhe të komentuara në vendin tonë, të cilët janë aktivë edhe në rrjetet sociale. Këngëtari ka rrëfyer së fundmi si është njohur me partneren e tij  me të cilën sot ndan dhe dy fëmijë.

I ftuar në “A Live Night” Albani është shprehur se dashuria e tyre ishte me shikim të parë brenda pak ditësh. Sipas tij ata patën një energji që i afroi shumë në takimin e tyre të parë teksa shtoi se janë njohur në rrethana tepër të çuditshme.

Këngëtari tregoi se është mirënjohës ndaj Miriamit dhe ndihet me fat që e ka njohur dhe se e cilëson si gjysma e punës dhe sukseseve të tij.

“Lidhja me Miriamin, nuk di nëse ishte dashuri me shikim të parë jam skeptik, por ka pasur diçka të ngjashme, energjia, simpatia ishte e menjëhershme. Herën e parë kemi ndjetur disa orë bashkë në një lokal dhe thjesht kemi folur. Kemi treguar shumë histori, kemi folur për familjen, muzikën, idetë tona. Kishte një kimi të menjëhershme, nuk zgjati shumë se për pak ditë u kthye në diçka më shumë. Vetëm pak ditë, prandaj e quaj dashuri të me shikim të parë se brenda pak ditësh rrahu zemra. Rrethanat ishin të çuditshme, ishte një lloj fati që u njohëm.

Unë jam shumë mirënjohës ndaj Miriamit. Të arrish të bësh atë që bën ajo, të gjejë balancat dhe energjinë për të qenë pak kudo, është për tu admiruar. Miriami është sjellë me mua jo si një partnere artiste, por si një partnere që ka vendosur partnerin ‘full time’. Ajo ka merita të jashtëzakonshme, jo vetëm më mbështet mua por ruan dhe emrin e saj me shumë dinjitet, me shumë pasion dhe sakrificë, është një një nënë që jam me fat që e kam njohur. Bota e artit është më e kundërta e mundshme e të qenurit familjar sepse ke nevojë të dalësh të harrosh, të humbasësh. Unë do te jem gjithmonë mirënjohës. Ajo është gjysma e punës, e sukseseve dhe arritjeve të mia”,- rrëfeu Albani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat