Beatrix Ramosaj tregon nëse janë dedikim këngët e fundit

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj tregon nëse janë dedikim këngët e fundit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:53
Beatrix Ramosaj

Artistja, Beatrix Ramosaj mbetet njëra nga emrat më të komentuar në shoubizin shqiptarë, për shkak të bujës së madhe që shkaktoi lidhja e saj me aktorin Donald Veshaj.

Lidhja që filloi në spektaklin “BBV”, përfundoi gjithashtu bashkë me spektaklin.

Pas ndarjes, Trixa u fokusua në aspektin profesional ku publikoj disa këngë, ku sipas publikut ato ishin dedikim për aktorin.

E së fundmi, vet këngëtarja në një video-live tregoj se këngët nuk janë dedikim dhe janë shkruar më herët.

“Masi më erdh rasti, këto dy këngët e fundit që janë publiku janë të shkruar më herët, për çka duhet me dhënë shpjegimi, po i jepi ju shpjegimet, kur është fjala për ato që i kam shkruar vet flasim bashkë, kënga “Më shumë se duhet” ka pas më qenë për një artist tjetër, ndaloni, përderisa nuk është emri im në tekstin e këngës nuk është dedikim”, është shprehur Beatrix. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat