E papritur në emision, këngëtari ia plas troç Donald Veshajt: Suksesin tënd me femrat nuk...

Mediale Vip

E papritur në emision, këngëtari ia plas troç Donald Veshajt: Suksesin tënd me femrat nuk...

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 08:33
Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, G-Bani dhe Bora Zemani

Këngëtari G-Bani ka folur mbrëmjen e djeshme rreth jetës së tij private, duke ironizuar edhe Donald Veshajn për “suksesin” e tij me femrat.

Këngëtari ka rrëfyer detaje nga jeta e tij, duke zbuluar se statusi i tij është beqar, pra nuk është nuk është i martuar por nxiti dyshimet se mund të jetë në një lidhje. I ftuar në “Më Lër të Flas”, teksa i përgjigjej vëllezërve Veshaj për suksesin e tij me femrat, G-Bani iu drejtua Donaldit duke i thënë se nuk e ka suksesin si ai me femrat, referuar kështu historive të tij të dashurisë me Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn.

Biseda:

Donald Veshaj: Si është marrëdhënia jote me Crazy Girl?

G-Bani: Marrëdhënie miqësore.

Donald Veshaj: Ti je i lidhur, i martuar, i fejuar?

G-Bani: Unë nuk jam as i lidhur as i martuar. Nuk jam bosh. Kam ndjenjat e mia për njerëz që i dua i dashuroj por nuk i bëj publike. Për sa i përket suksesit me femra, suksesin që ke ti unë nuk e kam ta dish.

Ndër të tjera ai u shpreh se sillej mirë me vajzat, pasi nuk i konsideron si trofe, ndërsa rrëfeu edhe arsyet.

Biseda:

Donald Veshaj: Në atë kohë a ke qenë i suksesshëm?

G-Bani: Femrat nuk janë një trofe që të kesh sukses me to. Nuk janë një objektiv, krijo një marrëdhënie shoqërore dhe nëse krijon tërheqje seksuale lidh diçka me të.

Donaldi: Ke qenë njeri i ndjeshëm apo që eksperimentoje me vajzat?

G-Bani: Nuk kam qenë për dy arsye se ata që më donin nuk i doja dhe ato që i doja nuk më donin, kështu që nuk kishte arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat