Nëna e Dua Lipës reagon për vdekjen e Vjosa Berishës: Prehu në paqe mikja ime e fëmijërisë

Mediale Vip

Nëna e Dua Lipës reagon për vdekjen e Vjosa Berishës: Prehu në paqe mikja ime e fëmijërisë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:04
Anesa Lipa dhe Vjosa Berisha

Të enjten (23 qershor) u nda nga jeta regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Ajo ka lënë një boshllëk të madh në kinematografinë kosovare e po ashtu edhe te miqtë, e ata që e njohën nga afër.

Për vdekjen e Berishës së fundmi ka reaguar edhe nëna e këngëtares shqiptare, Dua Lipa, Anesa Lipa.

Image
Anesa Lipa dhe Vjosa Berisha

Lipa thekson se do ta kujtojë gjithmonë duke treguar se kanë qenë shoqe në fëmijëri.

“Do të të kujtoj gjithmonë me të gjitha kujtimet e bukura që patëm së bashku”, ka shkruar ajo.

“Pusho në paqe shoqja ime e fëmijërisë”, vazhdon postimi tutje i Anesës.

Producentja tashmë e ndjerë ka qenë e diagnostikuar me kancer në vezore që nga viti 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat