Meridani zbulon ndërhyrjen kirurgjikale që ka bërë dhe shpërthen i revoltuar: Mashtrimi më i madh!

Mediale Vip

Meridani zbulon ndërhyrjen kirurgjikale që ka bërë dhe shpërthen i revoltuar: Mashtrimi më i madh!

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:36
Meridian Ramçaj

Ish banori i “Big Brother Vip”, Meridian Ramçaj ka ardhur në një rrëfim ndryshe në emisionin ‘FitStation’.

Në një rrëfim për karrierën dhe familjen, Meridiani nuk nguroi të tregonte dhe dashurinë e madhe që ka për ëmbëlsirat, duke zbuluar gjithashtu edhe përpjekjet e ndryshme për të humbur peshë. Një nga zhgënjimet më të mëdha sipas tij ka qenë vendosja e balonit gastrik.

“Unë gjithmonë kam patur problemin e shëndetit, shëndoshu, dobësohu. Në 2014 kam provuar balonin gastrik. Për mua një nga mashtrimet më të mëdha është baloni gastrik, atë ditë që ti e vendos nuk t’i tregojnë të gjitha truket e balonit.

Kur e vendos balonin ai zë gjysmën e stomakut, dhe nëse ti e tejkalon atë, se e dimë që stomaku është një muskul që zmadhohet, dhe pa e kuptuar të shtosh dhe një kafshatë përditë, dhe stomaku ka tendencën për t’u zmadhuar pavarësisht se është baloni”, u shpreh Meridiani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat