​Charlize Theron ndryshon pamjen

Mediale Vip

​Charlize Theron ndryshon pamjen

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 23:32
​Charlize Theron

Aktorja hollivudiane Charlize Theron është shfaqur në tapetin e kuq me një pamje krejtësisht ndryshe.

Përkatësisht, ajo e ka lyer me ngjyrë të zezë flokët e saj të veçantë blu për shkak të rolit të saj në vazhdimin e dytë të filmit Old Guard.

Ajo është shfaqur në tapetin e kuq me pjesën e përparme të flokëve të mbërthyer me kapëse. Ajo kishte veshur një këmishë klasike të bardhë, pantallona xhins dhe sallone të zeza.

Charlize Theron është një nga aktoret më të paguara në Hollywood sot dhe falë roleve të saj ka marrë çmime të shumta. Për shembull, në vitin 2016, revista “Time” e renditi atë në mesin e 100 njerëzve më me ndikim në botë.

Charlize është një nënë beqare e dy fëmijëve të adoptuar dhe pretendon se nuk mund të gjejë një partner pasi burrat kanë frikë prej saj.

Ajo ishte në një lidhje me kolegun Stuart Townsend për nëntë vjet dhe pas ndarjes Charlize adoptoi një djalë.

Në dhjetor 2013, aktorja filloi një lidhje me aktorin 15 vjet më të vjetër se ajo Sean Penn, me të cilin u fejua një vit më vonë, por çifti u nda në qershor 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat