Pas problemeve shëndetësore, aktorja e njohur turke njofton se do të rikthehet me dy projekte të mëdha

Mediale Vip

Pas problemeve shëndetësore, aktorja e njohur turke njofton se do të rikthehet me dy projekte të mëdha

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 06:54
Neslihan Atagül

Pasi ndërpreu karrierën e saj të aktrimit, aktorja e njohur turke Neslihan Atagül është rikthyer me disa projekte të mëdha. E njohur për rolin e saj fitues të çmimit Emmy, Kara Sevda, Atagül u shfaq në rrjetet sociale për të njoftuar fansat e saj se pas problemeve të saj shëndetësore, ajo po kthehet në punë.

Krahas informimit se është rikuperuar, aktorja do ta ndaj ekranin me bashkëshortin e saj, Kadir Doğulu. Një nga filmat për të cilin ajo do të punojë është një ribërje e filmit të vitit 1986 Aaahh Belinda.

Atagül po punon gjithashtu për “At the end of the night”, një përshtatje e romanit të Peride Celal , botuar në vitin 1963. Në serial, Neslihan do t’i japë jetë Macide, një grua që i kthen shpinën dashurisë dhe përpiqet të krijojë një jetë të re për veten dhe djalin e saj. Neslihan dhe Kadir do të jenë të dy në film.

Edhe pse Neslihan kaloi një vit të vështirë dhe problemet e saj shëndetësore paralizuan të gjitha angazhimet e saj profesionale, superylli arriti të shërohej.

Është koha t’i them lamtumirë Naresë sime të dashur, gruas që ndjej thellë kur aktroj. Edhe pse e tolerova situatën, trupi im nuk e toleroi, ndaj më duhet të pushoj pak”, tregoi ajo në atë kohë. Tani ajo është rikthyer më e fortë se kurrë dhe gati për të argëtuar të gjithë fansat e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat