‘E zgjodha unë, ajo nuk do më zgjidhte’, Elgit Doda flet për historinë e dashurisë

Mediale Vip

‘E zgjodha unë, ajo nuk do më zgjidhte’, Elgit Doda flet për historinë e dashurisë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:51
Elgit Doda

Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta u përpoqën që ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë historinë e tyre të dashurisë, edhe pse prej kohësh shiheshin bashkë dhe në media titujt rozë kishin kohë që qarkullonin. Ndër çiftet më të përfolur, një ditë dy artistët u dorëzuan dhe vendosën ta pranojnë edhe publikisht lidhjen e dashurisë. Prej dy vjetësh, ata gëzojnë edhe frytin e parë të dashurisë, Kridin, i cili ua ka bërë jetën më të bukur.

Por ndoshta për Elgitin nuk ishte hera e parë të përballej me pyetjen “Çne Klea me ty?”, “Si të zgjodhi Klea ty?” e të tjera si këto.

I ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Elgiti u përball me pyetjet e njëpasnjëshme të fëmijëve edhe në lidhje me marrëdhënien e dashurisë me Klea Hutën. Ai tha se ishte ai që ka zgjedhur Klean, se po të ishte ndryshe, ajo nuk do ta zgjidhte.

Kështu, pyetjes ‘si të zgjodhi ajo aty?’, Elgiti, me keqardhje, iu përgjigj: “Në fakt ke bërë një pyetje shumë me vend, sepse të ishte se do të më zgjidhte ajo, nuk do të më zgjidhte, por e zgjodha unë. E mora.”

Pse nuk të zgjodhi ajo ty?

“Sepse na takon ne meshkujve, është më gjentile që ta zgjedhim ne femrën dhe të ia mbushim mendjen që jemi të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat