Travis Barker dërgohet në spital me ambulancë dhe Kourtney fotografohet pranë tij

Mediale Vip

Travis Barker dërgohet në spital me ambulancë dhe Kourtney fotografohet pranë tij

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:15
Travis Barker dhe Kourtney Kardashian

Travis Barker u dërgua me urgjencë në spital të martën pasdite dhe Kourtney Kardashian ndodhej pranë tij.

Bateristi i Blink-182 u fotografua i shtrirë në një barelë jashtë Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, ndërsa Kourtney e ndiqte në këmbë. Ekipi i sigurisë së saj ishte me një Range Rover të zi, duke ndjekur ambulancën ndërsa mbërritën në spital.

Pak minuta pasi lajmi doli në media, vajza 16-vjeçare e Barker, Alabama, postoi në Instagram Story:

"Ju lutem, dërgoni lutjet tuaja".

Të porsamartuarit mbërritën fillimisht në Spitalin dhe Qendrën Mjekësore West Hills të martën në mëngjes për një lloj problemi shëndetësor që Barker po përjetonte, sipas TMZ që raportoi fillimisht lajmin.

Gazeta raportoi se stafi mjekësor në West Hills tha se muzikanti kishte nevojë për kujdes shtesë, kështu që ai u dërgua me urgjencë në Cedars-Sinai.

Në orën 10:45 të mëngjesit me orën lokale, rockeri shkroi në Twitter, “Zoti më ruaj”. Në fakt, ky është emri i këngës së tij me Machine Gun Kelly, por koha e postimit në Twitter është e çuditshme.

Përfaqësuesit e çiftit nuk kanë reaguar ende.

Image
Travis Barker dhe Kourtney Kardashian
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat