Vdes aktori i njohur turk, me origjinë shqiptare, Cuneyt Arkin

Mediale Vip

Vdes aktori i njohur turk, me origjinë shqiptare, Cuneyt Arkin

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 00:55
Cuneyt Arkin

Ka vdekur aktori i njohur turk, Cuneyt Arkin. Ai kishte origjinën shqiptare.

Ai me profesione ishte mjek, por jetën ia kushtoi gjithmonë filmit. Ndër filmat e tij më të njohur ishte "Napredok".

“Me rrënjë shqiptare ose jo, një aktor i madh turk që ka shënuar një epokë të gjatë të kinematografisë turke...”

Shkrimi i plotë:

AKTORI MË I FAMSHËM TURK, CUNEYT ARKIN, ME ORIGJINË SHQIPTARE, IKU NË AMSHIM...

Qenka ndarë nga jeta Cuneyt Arkin(1937-2022), aktori i famshëm turk ose ndryshe "Alen Deloni i kinematografisë turke", për të cilin thonë se është me origjinë shqiptare!

Edhe pse mjek me profesion, ai jetën ia ka kushtuar filmit: ka luajtur në rreth 300 filma(!!!), ka qenë aktor, regjisor, producent...Nga drama e melodrama, nga filma historikë e aventurieristikë, gjer te kriminalistikë e zhanre tjera...Gjenerata jonë e mban mend për filmat e popullarizuar që shfaqeshin viteve 70-të në kinemanë "Napredok" në Bit Pazar-Shkup(ku sot është Teatri i Fëmijëve dhe të rinjve), ku shpesh për të parë ndonjë nga filmat e tij, duhej të blije biletën nga "shitkaçët" dyfish më shtrenjtë. Si të rinj tëasaj kohe, veçanërisht e kujtojmë për një "serial" filmash për një figurë historike, Xhem Sulltani dhe Kara Murati, super-heronj ku bashkonte shkathtësinë për përdorimin e shpatës me shkathtësitë tjera luftarake që ishin në modë asaj kohe(karate...). E shikonim se kërkonim një hero pandan të heronjve të kinematografisë perëndimore dhe Xhynet Arkani i kishte të gjitha këto. Shumica e filmave që vinin nga Turqia, ishin ato ku ai luante rolin kryesor..Ishin filma komercialë, pa dyshim, dhe gjithë mangësitë e tyre i mbulonte figura markante e tij, i cili vërtet ishte pandan i Alen Delonit...Mua si gjimnazist i asaj kohe, nuk më kanë lënë aq shumë mbresa filmat për Xhem Sulltanin ose Kara Muratin, por një dramë familjare, me titull "Fati"(përkthyer nga titulli i distributerit "Sudbina") ku Cynet Arkani luante rolin e vëllait të një motre të dhunuar, i cili u hakmerret dhunuesve një nga një...Mbante do këpucë të zeza që i shkilte prapa, dhe para çdo hakmarrje, i veshte plotësisht...E mbaj mend këtë film edhe për diçka tjetër: nga kinemaja shumica dilnim të përlotur, sepse personazhi që e luan ai, pas i vret të gjithë dhunuesit e motrës, edhe ai vritet...duke i dalë vrushkujt e ngrohtë të frymëmarrjes në grahmën e fundit...Pastaj kam parë shumë filma të tjerë turkë me të njëjtin përfundim: aktori pozitiv të shpeshtën vdes në fund, ndryshe nga kinematografia amerikane...

Me rrënjë shqiptare ose jo, një aktor i madh turk që ka shënuar një epokë të gjatë të kinematografisë turke...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat