Kim Kardashian reagon pas akuzave të rënda që e dërguan në gjykatë

Mediale Vip

Kim Kardashian reagon pas akuzave të rënda që e dërguan në gjykatë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 06:51
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka përfunduar në gjykatë. Ylli i “The Kardashians” është paditur për shkelje të të drejtave të autorit në lidhje me emrin e markës së saj më të re për produktet e lëkurës, SKKN.

Padia e siguruar nga “TMZ” tregon se në fakt ky emër i përket markës së produkteve të një biznesi në pronësi të një gruaje të tjeshtë. Në këto dokumente, “Beauty Conceps” thotë se ka kontaktuar me ekipin e Kim në lidhje me këtë problem. Sipas padisë ato e kanë informuar pronaren e “Skims” mbi të drejtat që kanë për markën tregtare SKKN+.

Së fundmi ka reaguar edhe avokati i Kardashian, Michael Rhodes, i cili mohoi çdo keqbërje nga klientja e tij dhe është zotuar se do ta luftojë çështjen në gjykatë. Në deklaratën e tij Rhodes është shprehur se mezi presin ta paraqesin rastin e tyre në gjykatë.

“Ne mendojmë se çështja ka të bëjë më pak me ligjin e markave tregtare dhe më shumë me përpjekjen për të nxitur një zgjidhje duke kërcënuar se do të dëmtojë emrin dhe reputacionin e zonjës Kardashian,” tha ai në një deklaratë për E!News. “Kjo nuk do të funksionojë dhe ne mezi presim ta paraqesim rastin tonë në gjykatë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat