Arrestohet “Fero”

Mediale Vip

Arrestohet “Fero”

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 15:41
Fero

Policia e Kosovës e ka ndaluar reperin Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit “Fero”, nën dyshimin për sulm fizik.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes një njoftimi për media të hënën.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri P.SH”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka thënë se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari të dielën në orën 17:00 ka kryer veprën penale, “Sulm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat