Armina Mevlani flet hapur për ndërhyrjen që po mendon të bëjë: Dua të zvogëloj gjoksin, më ka shkaktuar skoliozë

Mediale Vip

Armina Mevlani flet hapur për ndërhyrjen që po mendon të bëjë: Dua të zvogëloj gjoksin, më ka shkaktuar skoliozë

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 08:37
Armina Mevlani

Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram ku u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme.

Një ndjekës e ka pyetur blogeren: “A ke menduar ndonjëherë të zvogëlosh gjoksin? Unë po e mendoj por kam frikë.”

Armina pohoi se e ka menduar ta zvogëlojë gjoksin për shkak edhe të problemeve që i ka shkatuar, mes tyre edhe skoliozë. Por blogerja shton se ka gjithashtu frikë nga operacionet.

“E kam menduar sigurisht, në të ardhmen sepse unë kam tashmë edhe skoliozë. Por kam shumë frikë nga çdo operacion në përgjithësi”- shkruan Armina në Instastory.

Image
Armina Mevlani/Instastory

Më herët në një intervistë tjetër virtuale, Armina është pyetur rreth së njetës gjë.  “A të bezdis gjoksi i madh se unë e kam pasur kompleks këtë pjesë?”- ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Armina iu përgjigj duke theksuar edhe se i ka krijuar skoliozë dhe dhimbje shpine.

Në përgjigjen e saj ajo shkroi: “Siç ka të mira në disa aspekt ka shumë anë negative. Tek veshjet duhet të jesh shumë e kujdesshme për të mos u dukur vulgare. Por bezdisja kryesore është se më ka shkaktuar skoliozë dhe dhimbje shpine.” 

Image
Armina Mevlani/Instastory

Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bë atë të duket në formën “S” ose “C” që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat