Pas një shtatzënie të vështirë, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Pas një shtatzënie të vështirë, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 15:12
Leona Lewis

Leona Lewis është bërë nënë për herë të parë! Këngëtarja e "Bleeding Love" solli në jetë më 22 korrik fëmijën e parë të saj dhe bashkëshortit Dennis Jauch.

"Dhe më pas ishin tre. E vogla jonë Carmel Allegra mbërriti më 22.7.22," shkroi ajo një foto të familjes duke mbajtur vajzën e tyre.

Çifti u martuan në korrik 2019 në Itali, pas 9 vjetësh bashkë. Në nëntor të vitit të ardhshëm, Lewis i tha Telegraph se ata po mendonin të krijonin një familje përmes birësimit.

Më pas, në fund të vitit 2021, ajo mësoi se ishte shtatzënë, por tremujori i parë ishte sfidues dhe ajo nuk mund të dilte nga shtëpia sepse ndihej sëmurë gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat