Noizy lë pas hatërmbetjet me Elvana Gjatën: Nuk e mbyll karrierën time pa bërë një duet me atë

Mediale Vip

Noizy lë pas hatërmbetjet me Elvana Gjatën: Nuk e mbyll karrierën time pa bërë një duet me atë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 00:45
Noizy, Elvana Gjata

Noizy duket se ka nisur një kapitull të ri të karrierës së tij.

Në intervistën për emisionin “Pushime On Top” në Top Channel, Noizy është pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të realizojë ndonjë bashkëpunim me këngëtaren Elvana Gjata. Ai nuk ka hezituar asnjë minut për të kthyer një përgjigje rreth kësaj pyetjeje.

Ai tha se ka shumë dëshirë të bëjë një këngë me Elvanën, i cili nuk dëshiron ta mbyllë karrierën e tij pa bërë një këngë me të, duke na lënë të nënkuptojmë se hatërmbetjet mes tyre kanë përfunduar, pasi reperi e përmendte tek teksti i këngës “Jena mbretër” në vitin 2008.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himni i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike. Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”, përfundoi reperi Noizy.

“Na jena mbretër, kryesoret e kësaj nate FUCK BABA RECORDS cuz i’m sick prej asaj Gjatës. I thom m`falni për Frengjishten. E ngatërroj ngapak kur e miksoj me anglishten e kupton këtë”, këto janë rrjeshtat e Noizy-t në këngën e tij “Jena Mbretër” për Elvana Gjatën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat