E kërkoi klubi urgjentisht, futbollisti dërgon vëllain për ta përfaqësuar në dasmën e tij!

Mediale Vip

E kërkoi klubi urgjentisht, futbollisti dërgon vëllain për ta përfaqësuar në dasmën e tij!

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 07:27
Mohamed Bouya Turai dërgoi vëllain për ta përfaqësuar në ceremoni

Mund të keni dëgjuar situata të pazakonta, por jo kaq sa kjo.

Futbollisti Mohamed Bouya Turai nënshkroi për Malmo pas një kohe të gjatë në Superligën e Kinës. Suedezët e njoftuan transferimin e tij më 22 korrik dhe ai duhet  të ishte në Sierra Leone më 21 korrik për t’u martuar me partneren e tij, Swad Baidoun.

Malmo i kërkoi që të ishte më herët në përgatitjen e ekipit dhe kështu u bë një kaos i vërtetë. Ndaj ai dërgoi vëllain për ta përfaqësuar në ceremoni.

“Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leon, por unë nuk isha atje sepse Malmo më kërkoi të vija më herët në përgatitje. Fotot i bëmë më parë. Kështu që duket sikur isha atje, por jo. Vëllai im shkoi për të më përfaqësuar mua në dasmë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat