Lady Gaga konfirmon rolin në ‘Joker’ së bashku me Joaquin Phoenix

Mediale Vip

Lady Gaga konfirmon rolin në ‘Joker’ së bashku me Joaquin Phoenix

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 20:23
Lady Gaga

Lady Gaga ka konfirmuar se do të luajë së bashku me Joaquin Phoenix në seritë vijuese të filmit "Joker".

Todd Phillips, drejtor dhe bashkëskenarist i filmit të vitit 2019, për herë të parë në qershor lajmëroi se do të ketë një film të dytë, "Joker: Folie à Deux".

Gaga zbuloi në postimin e saj se filmi i ri është planifikuar të ketë premierën më 4 tetor 2024.

Artistja nuk dha detaje të tjera për rolin e saj, por sicc raporton “Variety”, në fillim të verës, Gaga kishte qenë në bisedime për të luajtur Harley Quinn, në një muzikal.

"Joker" ishte një hit që i dha yllit Phoenix Oscar-in e tij të parë për rolin si personazhi kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat