“Më copëtove zemrën”/ Aktori i njohur reagon i përlotur për humbjen tragjike të kolegut të tij

Mediale Vip

“Më copëtove zemrën”/ Aktori i njohur reagon i përlotur për humbjen tragjike të kolegut të tij

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 10:15
Florind Belliu

Ngjarja tragjike e ndodhur ditën e djeshme në një familje shqiptare në New York, ka tronditur jo pak opinionin publik.

Aktori shqiptar Florind Belliu hodhi nga kati i 6 banesës gruan e tij Ornela në ditën e saj të ditëlindjes dhe më pas u hodh edhe vetë, duke gjetur të dy vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja tragjike ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur, ndërsa 35-vjeçari shqiptar ishte aktor.

Të shumta ka qenë reagimet nga familjarët dhe të afërmit e tij, e së fundmi një reagim prekës vjen edhe nga aktori i njohur i humorit të Shqipëri, Irgen Cela.

Cela shkruan se kjo ngjarje e ka copëtuar zemrën, ndërsa nuk e beson se si shoku i tij bashkë me bashkëshorten ikën nga kjo botë në këtë mënyrë.

Postimi i plotë i Irgen Celës:

Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Irgen Çela (@cela_irgen)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat