​Mel C ndahet nga i dashuri i saj pas lidhjes 7-vjeçare

Mediale Vip

​Mel C ndahet nga i dashuri i saj pas lidhjes 7-vjeçare

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 21:24
​Mel C

Mel C është sërish beqare pasi u nda nga i dashuri i saj prej shtatë vjetësh Joe Marshall.

Anëtarja 48-vjeçe e grupit të njohur Spice Girl, nëna e vajzës 13-vjeçare Scarlett me ish-in e saj Thomas Starr, ishte në lidhje me ekzekutivin e muzikës Joe (40) qe nga dhjetori 2015.

Ai madje u bë menaxheri i saj dhe çifti u zhvendos së bashku në Londrën e veriut së bashku me Scarlett dhe dy fëmijët e tij.

Një burim i industrisë muzikore tha sot për gazetën britanike “Sun” se ndarja ishte "miqësore", por shtoi se Mel nuk kishte frikë të ishte beqare nëse mendon se kjo është për të mirën e saj.

“Mel ka një karrierë tepër të zënë mes marrëveshjes së saj të librit, DJ'ing dhe planeve të tjera. Ajo ka pak kohë të lirë t’ia kushtojë vajzës së saj Scarlett, dhe kjo nuk i lë shumë kohë një lidhjeje," tha burimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat