Vajza e madhe e Jessica Alba-s është një kopje e së ëmës, veçse më e gjatë se ajo

Mediale Vip

Vajza e madhe e Jessica Alba-s është një kopje e së ëmës, veçse më e gjatë se ajo

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 06:13
Jessica Alba, Cash Warren

Vajza e madhe e Jessica Alba-s është më e gjatë se ajo! Aktorja dhe biznesmenja ndau në rrjetet sociale një foto së bashku me vajzën e saj 14-vjeçare, Honor, e cila i ngjan jashtëzakonisht.

“Unë dhe vogëlushja ime (nuk mund ta besoj që është kaq e gjatë),” shkroi aktorja në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Përveç Honor, Alba ka edhe djalin Hayes, 4 vjeç, dhe vajzën Haven, 10 vjeç, me bashkëshortin e saj Cash Warren.

Në fillim të kësaj vere, çifti festoi me krenari që Honor mbaroi shkollën e mesme.

Jessica dhe Cash u martuan në vitin 2008 kur Jessica ishte shtatzënë në muajin e nëntë me Honor.

Image
Jessica Alba, Honor
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat