Një romancë e re? Selena Gomez fotografohet e lumtur në jaht me producentin italian

Mediale Vip

Një romancë e re? Selena Gomez fotografohet e lumtur në jaht me producentin italian

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 06:27
Selena Gomez

Selena Gomez po shijon pushimet verore në Itali dhe duket se është në shoqëri të mirë. Ajo është fotografuar me producentin italian të filmave, Andrea Iervolino.

Gomez u pa duke flirtuar me Iervolino, teksa po kalonin kohë së bashku në një mega-jaht. Dyshja u fotografuan duke luajtur në ujë, duke notuar dhe madje duke hipur në një jet-ski.

Selena dukej gjithë kohën e buzëqeshur, e veshur me një palë rroba banje trup të zeza dhe mbante një palë vathë ari të mëdhenj.

Nuk dihet nëse Selena dhe Iervolino janë në një lidhje romantike, por të dy dukeshin shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat