Einxhel Shkira reagon për herë të parë pas publikimit të fotos me barkun e rrumbullakosur: Do flas dhe shumë njerëz do pendohen

Mediale Vip

Einxhel Shkira reagon për herë të parë pas publikimit të fotos me barkun e rrumbullakosur: Do flas dhe shumë njerëz do pendohen

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:42
Einxhel dhe Dj Dagz

Moderatroja Einxhel Shkira ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që është në pritje të ëmbël dhe fotove me barkun e rrumbullakosur.

Në një status në Twitter, ish-banorja e “Bug Brother Vip” shkruan: “Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”, pa dhënë asnjë detaj më shumë.

Për ditë me radhë Einxhel Shkira ironizoi mediat që raportuan se ajo është në pritje të ëmbël. Mirëpo, duket se tanimë burimi është aq i sigurt sa nuk ka ku shkon: 

Image
Einxhel Shkira/Twitter

Ajo është fotografuar nga “Vipat e Bllokut” gjatë një ecje me Dj Dagz. Edhe pse kishte vendosur syze dhe kapele nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve që e kanë identifikuar menjëherë.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” shihet e veshur me të gjëra në mënyrë që të kamuflojë shtatzëninë por gjithsesi barku i rrumbullakosur është tashmë i dukshëm.

Image
Einxhel dhe Dj Dagz

Një javë më parë “Prive” raportoi se Einxhel do bëhet nënë për herë të parë dhe se ishte në javën e 16 të shtatzënisë. Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat