Aktori i famshëm rrëfen për sëmundjen e rrallë, nga e cila nuk mund të shihte, të dëgjonte e as të ecte

Mediale Vip

Aktori i famshëm rrëfen për sëmundjen e rrallë, nga e cila nuk mund të shihte, të dëgjonte e as të ecte

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 00:44
Ashton Kutcher

Ashton Kutcher ka rrëfyer se një sëmundje autoimune nga e cila vuan, e ka lënë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur.

“Rreth dy vite më parë, e kisha një formë të çuditshme, super të rrallë të vaskulitit që ma mposhti shikimin, ma mposhti dëgjimin, ma mposhti gjithë ekuilibrin tim”, ka thënë 44-vjeçari në një prononcim, cituar nga Access Hollywood.

Aktori i famshëm hollivudian ka thënë se i është dashur rreth një vit për të rikthyer secilën nga ndjesitë.

Vaskuliti është një sëmundje e rrallë autoimune që mund të shkaktojë inflamacion të enëve të gjakut duke rezultuar në kufizimin e rrjedhës së gjakut. Ekzistojnë shumë forma të vaskulitit, por shumica e tyre atakojnë së paku një organ.

“Nuk e vlerësoni vërtet derisa të zhduket. Derisa të thuash: ‘Nuk e di nëse do të jem në gjendje të shoh përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të dëgjoj përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të ec sërish”.

“Jam me fat që jam gjallë”, ka thënë tutje ylli hollivudian, i cili tashmë është rikuperuar nga kjo gjendje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat