Blero po bëhet me biznes të ri në Zvicër

Mediale Vip

Blero po bëhet me biznes të ri në Zvicër

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 17:42
Blero

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, është duke menduar së fundmi që aktivitetin e tij ta zhvendosë edhe në biznes.

Kjo pasi i njëjti është duke menduar një investim jashtë vendit, e që kësaj here nuk lidhet me muzikën.

Media mëson se këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Blerim Muharremi, ka marrë të drejtën e përfaqësimit të një brendi ndërkombëtar në Zvicër.

Kontrata tashmë është nënshkruar dhe thuhet se punimet për jetësimin e këtij biznesi veçse kanë filluar.

Kujtojmë që Blero ka krijuar një lidhje më të afërt me shtetin e Zvicrës, veçanërisht pas lidhjes së tij me modelen Afrona Dika, e cila është lindur dhe rritur atje.

Megjithëse dyshja thuhet se janë duke marrë një pushim nga marrëdhënia e tyre, Blero duket se nuk është ndalur në arritjet e tij profesionale.

Pavarësisht angazhimit të tij në bieznesin e ri, këngëtari sërish nuk mendon që t’i largohet muzikës, e cila mbetet profesioni primar për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat