Mirupafshim Shawn Mendes! Camila Cabello konfirmon lidhjen e re me një puthje

Mediale Vip

Mirupafshim Shawn Mendes! Camila Cabello konfirmon lidhjen e re me një puthje

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 15:10
Camila Cabello

Camila Cabello ka një partner të ri dhe tanimë nuk mundohet ta fshehë! Të dielën, këngëtarja u fotografua nga Daily Mail duke u kapur për dore dhe duke puthur Austin Kevitch. Ata u panë duke shëtitur në Los Angeles dhe shkëmbyen disa puthje në faqe ndërsa u ulën në një restorant.

"Austin dhe Camila janë duke dalë bashkë. Ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe me të vërtetë e pëlqejnë njëri-tjetrin. Ata janë të dy krijues dhe kanë humor. Gjërat po shkojnë mirë," -tha një burim për ET.

Cabello dhe Kevitch u fotografuan për herë të parë në qershor, por kjo është hera e parë që ata shihen kaq të afërt, duke konfirmuar thashethemet se janë në një lidhje.

Deri më tani, as Cabello dhe as Kevitch nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në Instagram.

Cabello i dha fund lidhjes me Shawn Mendes në nëntor të vitit 2021 pas më shumë se dy vitesh lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat