Kjo kategori e biletave në Prishtinë vlejnë edhe për “Sunny Hill” në Tiranë

Mediale Vip

Kjo kategori e biletave në Prishtinë vlejnë edhe për “Sunny Hill” në Tiranë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 17:43
“Sunny Hill” në Tiranë

“Sunny Hill Festival”, do të mbahet për herë të parë edhe në Tiranë.

26, 27 dhe 28 gusht, janë datat kur do të mbahet ky festival.

Festival “Sunny Hill” ka njoftuar se biletat e kategorisë “Believers”, të blera për festivalin që u mbajt në Prishtinë, do të vlejnë edhe për Tiranë.

Pra, ata që kanë blerë biletat e para në Prishtinë, do t’u vlejnë edhe në festivalin tjetër.

“’Believers e Sunny Hill Prishtina do të vinë me ne në Tiranë”, ka njoftuar sot faqja e festivalit.

Biletat e njëjta janë valide për tri ditët e festivalit që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat