Aktorja irakiane do të padisë mediumin britanik për shkak të “fotos së trashë”

Mediale Vip

Aktorja irakiane do të padisë mediumin britanik për shkak të “fotos së trashë”

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:24

Një aktore irakiane paralajmëroi padi ndaj të përjavshmes britanike Economist për përdorimin e një fotografie të saj për të ilustruar një artikull që tregon se gratë arabe janë "më të trasha se burrat”.

Enas Taleb tha se imazhi është përdorur jashtë kontekstit, pa lejen e saj dhe ka shkelur lirinë dhe privatësinë e saj.

Aktorja dhe drejtuesja e njohur e shout tha në një intervistë se ka nisur veprimet ligjore në Britaninë e Madhe.

Artikulli “Pse gratë janë më të trasha se burrat në botën arabe”, u botua në fund të korrikut, duke përdorur një foto të Taleb të bërë nëntë muaj më parë në Festivalin Ndërkombëtar të Babilonisë në Irak.

Mediumi britanik argumenton se varfëria dhe kufizimet shoqërore që i mbajnë gratë në shtëpi janë ndër arsyet pse më shumë gra arabe se burra janë mbipeshë.

Një arsye tjetër, thuhet në artikull, mund të jetë se “kurbat” shihen nga disa meshkuj si më tërheqës.

Taleb e etiketoi artikullin një "fyerje ndaj gruas arabe në përgjithësi dhe grave irakiane në veçanti".

Duke folur për TV al-Arabiya, ajo tha se ishte përballur me "komente ngacmuese" në mediat sociale për shkak të artikullit.

Ajo gjithashtu tha për revistën New Lines se ishte e shëndetshme dhe e lumtur me pamjen e saj.

"Për mua kjo është gjithçka që ka rëndësi," tha ajo.

Taleb, 42-vjeç, është ndër aktoret më të njohura të Irakut dhe ka nëntë milionë ndjekës në Instagram.

Në intervistën e saj me televizionin al-Arabiya, ajo tha se Economist ishte “i pafat” që e kishte zemëruar atë.

"Ata nuk e dinin që unë jam një personazh i famshëm dhe një personazh publik. Unë mund t'i kthej krizat në fitime," tha ajo.

Artikulli i Economist u përball gjithashtu me kritika në mediat sociale, me disa përdorues që e akuzuan si "racist", "seksist" dhe "turpërues".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat