Momenti i vetëm kur Fifi tërhiqet në lidhjen me Adisin: propozimi

Mediale Vip

Momenti i vetëm kur Fifi tërhiqet në lidhjen me Adisin: propozimi

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 18:48
Fifi dhe Adisi

Fifi dhe Adisi, bashkë prej disa muajsh tashmë, janë ndër çiftet që ndajnë shumë momente nga jeta personale me ndjekësit. Aq sa, shumë prej këtyre të fundit kanë nisur pyetjet për hapin e radhës në marrëdhënien e tyre. Ndonëse Fifi është treguar e hapur me fansat e saj për dashurinë me Adisin, pyetjet për romancën nuk kanë fund.

E ftuar së fundi në edicionin veror të ‘Prive Reality’, Fifi ndau edhe disa sekrete të tjera të lidhjes me Adisin, në të cilën ‘nuk mundet të hedhë asnjë hap’.

Kështu, pyetjes nëse raporti i dashurisë do të ketë së shpejti diçka të re (një baladë apo një dasmë... ), ajo tha: “Është një problem. Unë s’mundem t’i propozoj. Ky është rasti i vetëm ku unë mund të ndihem femër, se gjithmonë jam ai burri që merret me të gjitha...”

Por shtoi se për baladat ka gjithmonë frymëzim, në çdo gjendje në të cilën ndodhet: “Për baladat, unë ia krijoj vetes të gjitha rrethanat që të shkruaj diçka tjetër. Ka shumë këngë që nuk janë publikuar… Mes tyre, edhe shumë më të thella se “Marova”, “Psikopatja”, ka shumë, shumë të tjera që ende nuk janë publikuar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat