Noizy shfaqet duke kënduar në një version ndryshe

Mediale Vip

Noizy shfaqet duke kënduar në një version ndryshe

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 21:03
Noizy

Teksa edhe vetëm 3 ditë kanë mbetur nga koncerti “Alpha Show” i organizuar nga Noizy, reperi publikon çdo ditë më shumë detaje të reja.

Dhe me sa duket kështu ka bërë edhe së fundmi, duke zbuluar një detaj nga performanca e tij.

Noizy publikoi në profilin e tij në Instagram një video gjatë provave me orkestrën, ku reperi këndon një version akustik të këngës “A po të kujtohet”.

Duke pasur parasysh performancat dhe këngët e reperit, mund të themi se kjo është hera e parë që e shohim duket kënduar në këtë version.

Duket se ky version i këngës do të jetë pjesë e performancës së tij në “Alpha Show”, të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë ai me mbishkrimin që i ka vendosur videos: “Prova.”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat