Yll Limani merret “peng” nga Don Xhoni

Mediale Vip

Yll Limani merret “peng” nga Don Xhoni

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 14:20
Ylli Limani

Ylli Limani përveçse një nga artistët më të komentuar të momentit njihet dhe për batutat e tij. Por së fundmi duket se i ka ndodhur e një situatë jo fort e zakonshme.

Pas një prej mbrëmjeve të tij koncertore në Kosovë Yllin e kanë marrë “peng” dhe është pikërisht një prej kolegëve të tij. Ai që shihet në makinë është reperi i njohur Don Xhon që siç thotë Ylli e ka marrë “peng”.

“Pas koncertit sonte, ky ka ardh me njerëzit e tij dhe më ka marrë, mund të them peng. Momentalisht jam në Drenicë.Ndihmë, më ndihmoni”, ka thënë Ylli në Instagramin e tij.

Image
Postimi i Yll Limanit

Mesa duket të dy artistët do të na surprizojnë së shpejti me një këngë dhe ne sigurisht që jemi kuriozë se si do të jetë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat