Dafina Zeqiri do të këndojë në Sunny Hill në Tiranë

Mediale Vip

Dafina Zeqiri do të këndojë në Sunny Hill në Tiranë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:34
Dafina Zeqiri

Edhe pse nuk mori pjesë në Sunny Hill Festival që u mbajt më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në parkun e Germisë në Prishtinë, këngëtarja Dafina Zeqiri nuk do të mungojë në skenën e Sunny Hill Festival që pritet të mbahet në Tiranë.

Pjesmarrjen e saj e ka konfirmuar vetë Sunny Hill Festival në rrjetin social Facebook, duke publikuar emrin e saj së bashku me një fotografi.

“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri do të na bashkohet në Tiranë për të performuar këngët e saj të ngrohta që të gjithë duam t’i këndojmë kudo që jemi”.

Image
Sunny Hill Festival publikoi emrin e saj së bashku me një fotografi

Edicioni i dytë i kësaj vere i Sunny Hill Festival do të mbahet më 27, 27 dhe 28 gusht në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat