“Sunny Hill Festival” në Tiranë, ja cilët janë 7 këngëtarët e njohur që i janë bashkuar koncertit deri më tani

Mediale Vip

“Sunny Hill Festival” në Tiranë, ja cilët janë 7 këngëtarët e njohur që i janë bashkuar koncertit deri më tani

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

12 ditë përpara Sunny Hill Festival, ekipi i Dua Lipës ka zbuluar të paktën 6 emrat e parë të artistëve të cilët do të performojnë në skenën që po bëhet gati në Liqenin Artificial të Tiranës.

Action Bronson, reperi shqiptar me famë botërore do ti bashkohet Dafina Zeqirit, Tananai-t, Elgit Dodës, Dren Abazi-t, DJ Regard dhe reperit italian Fedez në një prej 3 mbrëmjeve të eventit muzikor.

“Ka vetëm një BAKLLAVA që merr përsipër skenën kryesore të Sunny Hill Tirana dhe ne jemi kaq të gatshëm të çmendemi me më të vërtetin Action Bronson’, shprehet ekipi i Sunny Hill.

Festivali ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat