Dua Lipa pozon nga bregdeti shqiptar, vëmendjen e merr kombinimi i pazakontë që ha

Mediale Vip

Dua Lipa pozon nga bregdeti shqiptar, vëmendjen e merr kombinimi i pazakontë që ha

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:19
Dua Lipa

Padyshim, çdo detaj rreth saj tërheq vëmendje të madhe!

Ylli me famë botërore Dua Lipa, vendosi ta presë “Sunny Hill Festival” në Tiranë, duke shijuar disa pushime në jug të vendit.

Autorja e “One Kiss” ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto krahas së cilave shkruan: “Vajzë shqiptare në Shqipëri.”

Image
Dua Lipa

Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë gri mjaft sensuale, që i tregonte më së miri linjat e saj perfekte.

Së fundmi, Dua mori vëmendje të madhe me një video ku shihet teksa ha shalqi, por bie në sy piperi që i hedh, kombinim i pa dëgjuar më parë.

Kujtojmë se ylli i popit, përveç turneut të saj “Future Nostalgia”, ka qenë e angazhuar edhe me shumë koncerte të tjera. Ajo performoi në “Sunny Hill” në Prishtinë dhe pak ditë më parë ndezi skenën edhe në festivalin “Sziget” në Budapest.

Autorja e hitit “Levitatig” ka shijuar disa javë më parë kuzhinën e mrekullueshme tradicionale shqiptare.

Ajo drekoi së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën tek “Mrizi i Zanave” në fshatin Fishtë në Lezhë. Faqja zyrtare e “Mrizit të Zanave” në rrjetet sociale, ka ndarë foto së bashku me Duan dhe Dukagjin Lipën, duke shprehur falenderimet për promovimin e projektit të tyre të agrokulturës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat