9 milionë dollarë për një film pornografik, Amber Heard del sërish në skenë

Mediale Vip

9 milionë dollarë për një film pornografik, Amber Heard del sërish në skenë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 18:02
Amber Heard

Edhe pasi procesi gjyqësor i shumëpërfolur përfundoi në fillim të kësaj vere, emrat e Amber Heard dhe Johnny Depp vazhdojnë të jenë titujt kryesorë gjatë gjithë vitit.

Tani, duket sikur ‘Zen Models’ po përpiqet të përfitojë nga fama e shtuar e aktores, ndaj edhe i ka ofruar asaj një rol në një film pornografik.

Sipas australianes ‘Pop Topic’, Heard ka marrë një ofertë prej nëntë milionë dollarësh për të luajtur rolin kryesor në prodhimin e filmit.

‘Ne kemi qenë në kontakt me një grup kompanish të prodhimit të filmave për të rritur që janë të interesuar t’i ofrojnë zonjës Heard një kontratë për të luajtur në një prodhim për të rritur’- tha Veronica Madarian, presidentja e agjencisë.

Mësohet se kompania u përpoq t'i jepte aktores një zgjidhje për disa nga problemet e saj financiare dhe nga ana tjetër ata po kërkojnë fytyra të reja në filmat për të rritur.

Heard ende nuk i është përgjigjur propozimit dhe ka të ngjarë të mos e bëjë shumë shpejt, ashtu sikundër ka të ngjarë edhe ta refuzojë ofertën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat