Princi Harry thyen protokollet e rrepta mbretërore! Ja për çfarë bëhet fjalë

Mediale Vip

Princi Harry thyen protokollet e rrepta mbretërore! Ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 08:40
Nipërit e mbretëreshës,

Nipërit e mbretëreshës, duke përfshirë William edhe Princin Harry, kanë qëndruar rreth arkivolit të saj mbrëmjen e kaluar.

Teksa fëmijët e Elisabeth II, përfshirë edhe mbretin Charles III, largoheshin nga salla, publiku i duartrokiti. Ndërsa vizita e nipërve ka zgjatur rreth 15 minuta.

Dy djemtë e mbretit ishin bashkë me Peter Phillips, Zara Tindall, Beatrice dhe Eugenie, Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn.

Ndërsa Duka i Sussex-it është lejuar të veshë si pjesa tjetër e nipave të monarkes britanike uniformën ushtarake. Princi Harry nuk është parë me uniformë ushtarake që kur u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore në vitin 2020.

Ai shërbeu në Afganistan si pjesë e Ushtrisë. Tashmë ai tani jeton në Kaliforni me gruan e tij Meghan dhe dy fëmijët e tyre.

Princi Andrew gjithashtu u lejua të vishte uniformën e tij ushtarake ndërsa qëndronte  të premten.

62-vjeçari dha dorëheqjen si anëtar i familjes mbretërore në vitin 2019, pas një interviste në Newsnight në lidhje me Jeffrey Epstein. Princit më vonë iu hoqën titujt e tij ushtarakë.

Mbretëresha do të qëndrojë në Westminster Hall deri në funeralin e saj të hënën. Radha për të parë arkivolin shtrihet deri në parkun Southwark. Zyrtarët kanë thënë se nëse parku arrin kapacitetin, hyrja do të ndërpritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat